Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Itali, janë më shumë se 100 mjekët që kanë ndërruar jetë gjatë “valës” së dytë

Nga A2 CNN
2 Janar 2021, 18:17 | Bota
Itali, janë më shumë se 100 mjekët që kanë

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur bilancin e vendit fqinj gjatë 24 orëve të fundit, ku numri i rasteve të reja ka një përgjysmim nga dita e mëparshme, 11831 nga më shumë se 22 mijë të 24 orëve më parë.

Gjithsesi, vlen të theksohet se edhe numri i tamponëve është pothuajse i përgjysmuar, diçka që reflektohet tek fakti që në kundërshtim nga rastet, raporti testime/raste pozitive është në rritje, nga 14.1% në 17.6%.

Për sa i përket viktimave, ato ishin 364, në ulje nga 462 të 24 orëve më parë.

Situata në Veneto mbetet kritike, dhe rajoni kryeson renditjen e rasteve me 3165 të tillë, i ndjekur nga Emilja Romanja me 2035 dhe Lacio me 1275.  

Ndërkohë, sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik italian, janë më shumë se 100 mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19, vetëm në valën e dytë të tij, të filluar në vjeshtën e kaluar. Numri total i personelit mjekësor italian që ka sakrifikuar jetën shkon në 279.

A2 CNN Livestream

Dita jonë