Portugalia merr presidencën e BE: Në 6 muajt e ardhshëm do të punojmë për një cikël të ri

PORTUGALIA PRESIDENCA frame 355 1100x620

Portugalia merr presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Europian. Ajo do të përballet me koordinimin e paketës së ndihmës në kohë pandemie dhe me sfidat shëndetësore të COVID-19, përfshirë shpërndarjen e vaksinave.

“Do të bëjmë gjithçka për të siguruar që këta gjashtë muaj të shënojnë fillimin e një cikli të ri në Europë”, thuhet në një deklaratë zyrtare të shtetit Iberik. Vendi e mori detyrën nga Gjermania, e cila kishte presidencën gjashtë muajt e kaluar.

Në dorëzimin e presidencës te kryeministri portugez, Antonio Costa, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në një video-mesazh se gjashtë muajt e Gjermanisë në krye të Këshillit, janë përqendruar te çështja e pandemisë. “Jam e bindur se së bashku do të jemi më të fortë se virusi”, tha Merkel. Portugalia pohoi se ka në plan të promovojë një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse në Europë, përmes transformimit klimatik dhe digjital.