Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Pranverë” për Vit të Ri, qytetarët shijojnë motin e ngrohtë në Vlorë

Nga A2 CNN
2 Janar 2021, 13:08 | Aktualitet

Dita e dytë e këtij viti e ka gjetur qytetin e Vlorës me një mot të ngrohtë, gati pranveror. Rrugët e parqet e qytetit janë mbushur me qytetarë ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të shijojnë kafen e parë këtë vit në verandat e lokaleve.

Ndërrimi i viteve, pavarësisht masave të policisë, shumë qytetarë hodhën fishekzjarrë mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ndërsa pati edhe nga ata që dolën në rrugë dhe në sheshin kryesor të qytetit. Megjithatë nuk pati incidente. Në maternitetin e Vlorës me ardhjen e vitit të ri nuk pati lindje të reja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani