Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Republikanët rrëzojnë presidentin Trump, 81 vota kundër vetos së tij në Senat

Nga A2 CNN
2 Janar 2021, 13:41 | Bota
Republikanët rrëzojnë presidentin Trump, 81 vota kundër

Veto e presidentit amerikan Donald Trump mbi projektligjin për mbrojtjen u rrëzua nga Senati. Të mbledhur në një seancë të pazakontë, në ditën e parë të këtij viti, anëtarët republikanë, që dominojnë dhomën e lartë, kundërshtuan për herë të parë presidentin, me 81 vota pro rrëzimit të dekretit të tij. Këtë e bënë pikërisht anëtarët e partisë së tij, të cilët Trump I kritikon që prej humbjes së zgjedhjeve për faktin që nuk i mbështetën pretendimet e tij për mashtrim elektoral.

Akti për Mbrojtjen financon shumë projekte qeveritare, që nga numri i anijeve që prokurohen e deri te pagesat për ushtarët dhe masat për të përballuar kërcënimet gjeopolitike. Presidenti Trump refuzoi ta nënshkruante atë në ligj sepse nuk shfuqizonte disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë. Presidenti gjithashtu kundërshtonte një dispozitë që u heq bazave ushtarake të vendit emrat e gjeneralëve të Luftës Civile amerikane që luftonin në emër të Konfederatës së shteteve të jugut.

Por kur republikanët I dalin kundër, demokratët, në një votim të pazakontë, i dolën në krah pak ditë para fundit të vitit 2020 për thirrjen e tij për pagesën 2 mijë dollarëshe ndaj qytetarëve amerikanë, nga 600 të miratuar deri tani. Mbledhja e dhomës së Senatit është e fundit përpara nisjes së legjislaturës së re, më 6 janar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani