Vdes në burg vrasësi serial amerikan, pretendonte se kishte kryer 96 vrasje

Samuel Little, personi që njihet si vrasësi serial me më shumë viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vdiq në burg më 30 dhjetor, në moshën 80-vjeçare, konfirmuan autoritetet e burgjeve të Kalifornisë.

Little ishte i dënuar me tre burgime të përjetshme pa të drejtë lirie me kusht nga një gjykatë në Los Anxhelos për vrasjen e 3 grave, të kryera në fund të viteve 1980. Megjithatë, ai kishte rrëfyer pas arrestimit se kishte ekzekutuar 93 persona të tjerë.

Sipas FBI, rrëfimet e tij ishin “të besueshme”. Rekordi i tij tragjik u zbulua pikërisht nga Byroja Federale e Hetimeve në një raport botuar në nëntor 2018. Aty thuhej se emri i tij kishte dalë fillimisht në dritë në një seri vrasjesh të mbetura ende pa autor, të ndodhura në qytete të ndryshme.

Një vrasje në Odesa, Teksas, dukej se lidhej më qartë me të. Kështu, dy analistë kriminalistikë nga FBI, dhe James Holland, një “Texas Ranger”, shkuan të flisnin me të, për të parë nëse do të mund ta bënin të fliste. Përgjatë intervistës ai i tregoi Holland-it numrin e personave që kishte vrarë në çdo vend.

Little shënjestronte gra nga shtresat e marxhinalizuara që shpesh ishin të varura nga lëndët narkotike, apo ushtronin prostitucion, thuhet në raportin e FBI. Në tetor 2019, FBI tha se kishte arritur të verifikonte si të sakta 50 prej vrasjeve të pranuara nga Little, ndërsa po punonte për të tjerat.

Në shtator 2021, Little u arrestua në një shtëpi për të pastrehë në Kentaki dhe u ekstradua në Kaliforni, ku kërkohej fillimisht për vepra penale lidhur me lëndë narkotike. Pas arrestimit, hetuesit e Policisë së Los Anxhelosit arritën të gjenin se ADN-ja e Little përputhej me atë të viktimave në 3 raste vrasjesh të mbetura pa autor, të kryera në vitet 1987 dhe 1989.

Viktima ishin të gjitha gra, të cilat ishin rrahur dhe më pas mbytur, ndërsa trupat e tyre të pajetë ishin hedhur në një rrugicë, një kosh plehrash dhe një garazh, tha FBI.

  • LAJMI I FUNDIT | Pandemia dhe vaksinat, mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” Skënder Brataj dhe Gazmend Koduzi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Është politizuar më shumë sesa duhet kjo pandemi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Përdorimi i antibiotikëve pa konsultën e mjekëve është i gabuar
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Treguesit bëjnë me dije se tashme kemi një incidencë në rritje
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Nga 44 qytete që ishin të infektuar sot janë 50
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Mjeku i familjes u mënjanua nga ky proces, niveli sekondar po ashtu
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Vetëm në 16 nëntor doli udhëzimi për të rimbursuar barnat