Vritet me një goditje në kokë politikani italian

Colleoni 1100x620

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Italisë, veçanërisht zonën e Bergamos. Zona e njohur gjatë vitit që sapo kaloi për viktimat e shumta që shkaktoi pandemia në valën e saj fillestare, sot u zgjua nga një krim ende misterioz, por që godet drejtpërdrejt politikën lokale.

Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroccio”, emër që kujton atë me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.

Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon pikërisht partia e djathtë që përfaqësonte. Ndër vite, Colleoni kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

Sipas forcave të policisë, vrasësit e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, saqë viktima ka ndërruar jetë menjëherë. Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën, apo bëhet fjalë për një tentativë vjedhje.