Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy automjete, 7 të plagosur

Aksidenti ne elbasan 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një automjet tip “Volkswagen”,  është përplasur me një minibus pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibusit, të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesja e automjetit “Volkswagen”, shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., të cilët janë transportuar në spital.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.