Aksident i rëndë në Laç, makina përplaset me trafikndarësen dhe përfshihet nga flakët

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën Milot-Mamurras. Një automjet është përplasur fillimisht me trafikndarësen, ndërsa më pas është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri.

Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.