Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Asist dhe gol, Suarez ngjit në krye të La Liga-s Atletico Madrid

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 18:49 | Futboll
Asist dhe gol, Suarez ngjit në krye të La Liga-s Atletico Madrid

U largua nga Barcelona si i padëshiruar, por Luis Suarez është kthyer tashmë në futbollistin që po udhëheq Atletico Madrid në fushën e lojës. Uruguaiani ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 1-2 të skuadrës së Simeones në transfertën e vështirë të Alaves.

Llorente shënoi që në fillim për Atleticon, por vendasit, të cilët edhe pse kishin mbetur me një lojtar më pak, reaguan 6 minuta nga fundi, duke shënuar golin e barazimit.

Megjithatë, ndeshja nuk do të mbyllej aty, pasi Suarez shënoi golin e fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Atletico ndodhet 2 pikë para Realit në renditje, por me dy ndeshje më pak se skuadra e Zidane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë