Humb kontrollin e mjetit, vdes drejtuesi 24 vjeçar në Lezhë

aksident lezhe 600x338

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë. Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesi i mjetit tip “Benz ” me iniciale D.D., 24 vjeç, banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit. dhe ka  marrë dëmtime pasagjeri me iniciale N.P., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.