Koronavirusi në Kosovë, 420 të shëruar në një ditë, 4 të vdekur

koronavirusi ne kosove 2 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë bilancin e 24 orëve të fundit, ku janë shëruar 420 persona, ndërsa rastet e reja janë 234, nga 1057 teste.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 qytetarë të prekur me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 51965 nga 187088 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, ndërsa 1344 persona kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 42635 persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 7986.

420 TË SHËRUAR DHE 234 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, January 3, 2021