Largimi i Engel nga Kongresi Amerikan, Ben Andoni: Ndihma e tij thelbësore për Ballkanin

Largimi i Engel nga Kongresi Amerikan është diskutuar në studion e A2 CNN me gazetarin Ben Andoni. Në këndvështrimin e tij Andoni thotë se ndihma e kongresmenit Engel ishte thelbësore jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin. Sipas tij Engel kapte fillin e problematikave, ndërkohë që ka projektuar problemin e vendeve të vogla në problemet që presin kombe të mëdha.

“E veçanta e Engel ka qenë kultura e tij shumë e madhe dhe njohja e madhe e historisë së shqiptarëve. Ai njihte historinë dhe filozofinë politike të shqiptarëve që shumë pak e njohin. Ndihma e tij ishte thelbësore. Engel ka qenë disa herë në pjesën e banuar të shqiptarëve dhe mrekullia e qëndrimeve të tij ishte se kapte fillin e problematikave ka apeluar për problemin e shqiptarëve të Maqedonisë, problemin e Luginës dhe Malit të Zi dhe nga Engel kanë përfituar të gjithë ballkanasit. Përfaqëson  atë rrymë të hebrenjve të Amerikës. Engel e ka projektuar problemin e vendeve të vogla në problemet që presin kombe të mëdha”

Andoni thotë se edhe Serbia do të kishte përfituar shumë nga Engel nëse do ta dëgjopnte. Sipas tij Serbia ka aleat të fortë Rusinë që e mbron me çdo kusht, ndërkohë që SHBA ruan balancat pavarësisht mbështetjes për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Engel dinte të ndante historinë, problematikat dhe problemin e identitetit tonë. Aiai ka apeluar edhe për autoritetet serbe  të cilat nëse do ta dëgjonin do të kishin përfituar shumë nga Engel. Serbia ka aleat të fortë rusinë që e mbron më çdo kusht. Shqipëria dhe Kosova kanë mbështetjen e SHBA, SHBA mundohen të ruajnë një lloj balance.

Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Me ikjen e Engel ne po na mbarojnë individët do të na mungojnë investime të tilla si Engel në administratën amerikane”.