Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mbi 100 automjete në radhë në aksin Boboshticë-Dardhë

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 11:48 | Aktualitet

Radhë të gjata automjetesh në aksin Boboshticë-Dardhë. Turistët e shumtë kanë bllokuar me mjetet e tyre aksin rrugor. Mbi 100 automjete në pritje për të arritur në fshatin turistik. Policia në terren për të organizuar kalimin e mjeteve.

Në drejtim të Korçës dhe Dardhës ka pasur me qindra qytetarë të Shqipërisë që u janë drejtuar për të kaluar pushimet e fundvitit.

Në datën 2 janar në Kapshticë kanë hyrë 86 shtetas dhe 31 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu