Napoli dhe Atalanta, fitore me goleadë, Romës i mjafton Dzeko

napoliii 1100x620

Viti 2021 ka nisur me goleada në Serie A. Interi ishte i pari që nisi këtë vit me fitoren 6-2 ndaj Crotone-s, ndërsa më pas Atalanta triumfoi 5-1 ndaj Sassuolo-s dhe Napoli 1-4 në transfertë ndaj Cagliari-t.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, bie në sy fitorja 0-3 e Torinos në Parma, ndërsa Fiorentina-Bologna dhe Genoa-Lazio u mbyllën në barazim.

Në orën 18:00, do të luajë Milani në transfertë ndaj Benevento-s, ndërsa në mbrëmje Juventusi pret Udinese-n.

Pa dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, është Interi kryesues në Serie A me 36 pikë, i ndjekur nga Milani me 2 pikë më pak.