Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në shitje, shtëpia me të shkuar të “errët”

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 15:36 | Lifestyle

Një shtëpi në Vermont, SHBA, ka gjithçka që një pronar i ri do të dëshironte: 4 dhoma gjumi, dy banjo, një oborr të bukur dhe... qelitë e burgut!

Shtëpia, e cila është pak më shumë se 200 metra katrorë, e vendosur në Guildhall, dikur ka shërbyer si burg në atë zonë.

Megjithëse ndërtesa nuk ka shërbyer si burg që prej vitit të largët 1969, thuajse aty nuk ka lëvizur asgjë, me qelitë që nuk kanë ndryshuar si dhe tualetet e ndryshkur.

Shtëpia është në shitje prej dy muajsh në internet dhe aktualisht ka një çmim prej 149 mijë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë