Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Papa Françesku: E dhimbshme, disa mendojnë vetëm për kënaqësinë dhe pushimet

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 16:36 | Bota
Papa Françesku: E dhimbshme, disa mendojnë vetëm për

Kur bota është duke vuajtur pasojat e pandemisë, me probleme shëndetësore, ekonomike, si dhe në shumë shtete edhe të lëvizjes, ka reaguar Papa Françesku.

Shumë njerëz, tha ai, mendojnë vetëm për kënaqësinë e tyre dhe pushimet. “Kam lexuar në gazeta diçka që më trishtonte, në një vend, për t’i shpëtuar izolimit dhe për të bërë pushime, 40 avionë u ngritën atë pasdite. Ata njerëz mendojnë vetëm për pushime dhe për kënaqësinë e tyre. Kjo më dhembi shumë”, u shpreh Papa.

Megjithatë, ai shpreh optimizmin e tij se kjo situatë do të marrë fund. “Ne e dimë që situata do të bëhet më mirë edhe me ndihmën e Zotit. Të punojmë për të mirën e përgjithshme”, tha Ati i Shenjtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani