Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Senatorët kërkojnë hetime, tentativa e fundit për të ndaluar certifikimin e Biden

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 10:30 | Bota
Senatorët kërkojnë hetime, tentativa e fundit për të

11 senatorë amerikanë kërkojnë të ndalojnë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, të fituara nga demokrati Joe Biden. Ata kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për të shqyrtuar dyshimet për mashtrim zgjedhor, por kërkesa e tyre pritet të rrëzohet.

Një grup senatorësh thonë se do të refuzojnë të certifikojnë fitoren e Joe Biden në zgjedhje derisa të ngrihet një komision për të hetuar dyshimet për mashtrim me votat.

Në total janë 11 senatorë, të drejtuar nga Ted Cruz, të cilët kërkojnë një shtyrje prej 10 ditësh për të shqyrtuar pretendimet e pambështetura me prova. Kjo tentativë pritet të rrëzohet pasi shumica e senatorëve do të mbështesin Biden në votën e 6 janarit.

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen duke përsëritur vazhdimisht akuza për mashtrim zgjedhor, por nuk ka paraqitur asnjë provë. Përpjekja e tij ligjore për të përmbysur rezultatin është refuzuar nga gjykatat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë ka marrë një fitore të vogël, sa i përket shqetësimeve për një numër të vogël të votaveme postë në Pensilvani, një nga shtetet që i dhanë fitoren Biden. Zëvendëspresidenti Mike Pence ka ndaluar retorikën për kundërshtimin e rezultatit dhe mbështetjenpër akuzat e ngritura nga Trump.

Megjithatë ekipi i tij, tha se e mirëpret tentativën e 11 senatorëve për të ngritur kundërshti më 6 janar. Kongresi amerikan në këtë datë do të certifikojë votimin e Kolegjit Elektoral, një organ që jep pikë për secilin shtet të fituar nga kandidatët presidencialë në zgjedhjet e Nëntorit.

Kolegji arriti në përfundimin se Biden fitoi garën me 306vota kundrejt 232 të Trump, por kjo duhet të konfirmohet nga Kongresi në atë që është zakonisht një procedurë e drejtpërdrejtë.

Në fund të procesit, zëvendëspresidenti Pence, në cilësinë e tij si president i Senatit, do të lihet të deklarojë 78-vjeçarin fitues. Më pas Biden dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, do të bëjnë betimin zyrtar më 20 Janar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli