Të shtëna në një kishë në Teksas, vritet një pastor, plagosen dy të tjerë

kishaaa 1100x620

Një pastor mbeti i vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë të raportuara mëngjesin e së dielës në një kishë në Teksas.

Policia ishte vënë në kërkim të personit të dyshuar mbrëmjen e së shtunës, i cili arriti të fshihej pas dy orëve kërkim.

Ai ishte fshehur në një kishë në Winona. Të dielën në mëngjes, pastori zbuloi një person në banjon e kishës, i cili mbante një valixhe që i përkiste kishës. Pastori nxori një armë zjarri dhe kërkoi nga i dyshuari që të mos reagonte, në pritje të policisë. Megjithatë, ai arriti t’i shmangej pastorit, duke e çarmatosur, ndërsa e qëlloi më pas për vdekje, duke lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë automjetin e pastorit, por u arrestua më pas nga policia.