82-vjeçari në dializë, personi i parë që bën vaksinën Oxford-AstraZeneca

vaksina oksford 1100x620

Një 82-vjeçar është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Oxford-AstraZeneca që kur u miratua për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Brian Pinker, një pacient në spitalin Churchill në dializë për sëmundjen e veshkave, ishte i pari që mori dozën e parë të vaksinës në orën 07:30 me orën lokale, të hënën në mëngjes.

Menaxheri i mirëmbajtjes, në pension tha se mezi priste të kalonte përvjetorin e tij të 48-të të martesës me gruan e tij, Shirley në shkurt.

Personi i dytë që mori vaksinën ishte Trevor Cowlett, një mësues muzike 88-vjeçar, ndërsa i treti ishte profesor Andrew Pollard, një pediatër që punonte në Spitalet e Universitetit të Oksfordit.

Rreth 53 000 doza të Universitetit të Oksfordit fillimisht po shpërndahen në gjashtë spitale në Oksford, Sussex, Lancashire, Warwickshire dhe dy në Londër.

Pjesa më e madhe e furnizimeve do të dërgohen në më shumë se 700 shërbime dhe shtëpi kujdesi.