Aksidenti në Elbasan, një i vdekur dhe 7 të plagosur

aksidenti elbasan 1100x620

Një i vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Sipas Policisë, mjeti tip “Volkswagen”,  që drejtohej nga 29-vjeçarja me iniciale K.Sh., banuese në Elbasan u  përplas me një minibus me drejtues 51-vjeçarin A.K., banues në Tiranë dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, 36-vjeçari me iniciale K.D., banues në fshatin Katundi i Ri në Elbasan si edhe disa të plagosur, thuhet në njoftimin e  Policisë.

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit, 29-vjeçaren për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.