Aktorja që “vdiq” dy herë

Aktorja Tanya Roberts ndërroi jetë të hënën në mbrëmje. Ndarjen e saj nga jeta e konfirmoi për CNN partneri i saj Lance O’Brien. 65-vjeçarja u raportua fillimisht e vdekur që të dielën në mbrëmje nga publicisti i saj Mike Pingel. Por të hënën në mëngjes, ndërsa partneri, O’Brien, po jepte një intervistë me rastin e humbjes së Roberts, e njoftuan nga spitali që ajo ishte ende gjallë.

Megjithatë, aktorja, e cila ka luajtur në disa filma dhe seriale amerikanë përgjatë një karrierë 30-vjeçare, mbetej në gjendje të rëndë dhe përfundimisht ndërroi jetë të hënën në mbrëmje.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, por O’Brien dhe Pingel konfirmuan se kishte bërë testin për koronavirus dhe kishte rezultuar jo e infektuar.

Roberts u shtrua në spital më 24 dhjetor, pasi i kishin rënë të fikët në shtëpinë e saj në Kaliforni. Gjithsesi ajo mbetet në gjendje kritike, sipas Pingel dhe O’Brien.

Roberts spikati në rolin krah Roger Moore në filmin “James Bond, A Vieë to a Kill”, por edhe në serialin “Charlie’s Angels”.