Britania e Madhe drejt një izolimi tjetër kombëtar

MB IZOLIMI BRITANI.duplicate frame 0 1100x620

Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë sërish në zbatim një izolim të ri kombëtar. Raportimi vjen nga mediat britanike, që shkruajnë se qeveria mund të përdorë këtë masë për t’iu kundërpërgjigjur opozitës laburiste që e akuzon se pandemia koronavirus i ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas Daily Mail, Task Forca për Covid-19, që shqyrton rregullat dhe kufizimet, do të takohet sot për të vendosur masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë, infeksioni nuk po përhapet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Versioni i ri i Covid-19, i quajtur si versioni britanik, është verifikuar tashmë në të paktën 37 vende të ndryshme të botës, sipas të dhënave të raportuara nga CNN.