Efektet e pandemisë: Në rritje grupet me paga të ulëta, në rënie ata me paga të larta

Publikuar më: 4/1/2021, ora 14:24
Tirana nga larte pallatet  1024x576

Efektet e pandemisë: Në rritje grupet me paga të ulëta, në rënie ata me paga të larta

Publikuar më: 4/1/2021, ora 14:24

Karantina ka ndikuar në ecurinë e pagave në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se është rritur pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit tek të punësuarve. Ndërkohë, ka ardhur në rënie pesha e punonjësve me paga të larta.

Kështu, personat me pagë deri në 30 mijë lekë përbënin 38.8 për qind të totalit të punësuarve në tremujorin e tretë të 2020-s nga 37.1 % në tremujorin e dytë.

Në të kundërt kanë pësuar rënie grupet me paga të larta. Sipas INSTAT-it, grupi i të punësuarve me pagë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë përbën 11.4% të totalit te të punësuarve nga 11.7 për qind të totalit në tremujorin e dytë.

Rënie të peshës në punësim panë edhe grupet e tjera të pagave të larta. Por, pavarësisht këtyre shifrave, tregu i punës në Shqipëri karakterizohet nga një nivel i lartë i informalitetit në deklarimin e pagave, ku një pjesë e madhe e bizneseve, përfshirë edhe profesionet e lira deklarojnë paga më të ulëta se ato që kanë realisht.