I vendosi lëndë plasëse një objekti në Shëngjin, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

lezhe gjykata 1100x620

Gjykata e rrethit gjyqësor në Lezhë ka vendosur masën arrest në burg për 21-vjeçarin, Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës, nuk ka folur para trupës gjyqësore, ndërkohë që më herët i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij në polici.

Erald Pajtani u arrestua më 31 dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur më 19 nëntor të vitit 2020.