Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Inter, në ankth për Lukakun. Mund të mungojë në dy supersfidat e titullit

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 13:25 | Futboll
Inter, në ankth për Lukakun. Mund të mungojë në dy

Inter është në pritje të vizitave mjekësore të Romelu Lukakut për të kuptuar se sa ndeshje do të duhet të luajë pa yllin e ekipit.

Dje, ndaj Crotones, sulmuesi belg doli nga loja në minutën e 75-të, duke kërkuar zëvendësimin për një tërheqje në kofshën e djathtë. Nuk u duk një dëmtim i rëndë në pamje të parë, por duke u nisur nga kalendari i ngjeshur, stafi zikaltër preferon që të mos rrezikojë.

Nesër do të ketë kontrolle të mëtejshme për Lukakun, por momentalisht përjashtohet që të jetë titullar në ndeshjen ndaj Sampdorias, që do të luhet të mërkurën. Nëse vizita del mirë, Lukaku mund të jetë në stol ndaj Samp, por nëse vizita tregon dëmtim muskular, Lukaku mund të mungojë në dy ndeshjet e mëdha ndaj Romës (10 janar) dhe Juventusit (17 janar).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani