Irani rifillon pasurimin e uraniumit në 20%

irani uraniumi 1100x620

Irani ka rifilluar pasurimin e uraniumit me 20% në objektin e tij bërthamor Fordoë, i tha zëdhënësi qeveritar të hënën agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve Mehr, duke shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ky nivel pastërtie nuk lejohet sipas paktit bërthamor të Teheranit me gjashtë fuqi të mëdha në 2015-ën.

“Disa minuta më parë, procesi i prodhimit të uraniumit të pasuruar me 20% ka filluar në kompleksin e pasurimit Fordow,” tha Ali Rabeie për Mehr.

Ky veprim është shkelja e fundit e disa shkeljeve iraniane të marrëveshjes.