Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Janari në Europë, dy tablo sinoptike ndërrojnë njëra-tjetrën

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 19:42 | Aktualitet
Janari në Europë, dy tablo sinoptike ndërrojnë

Gjysma e parë e janarit sjell mot të ftohtë me reshje bore në Europën Perëndimore, ndërsa mot më i butë i pasur me reshje në pjesën më të madhe të kontinentit. Po ashtu, rrethi Polar deri nga mesi i janarit paraqitet shumë më i ngrohtë, se normalja pasi temperaturat do të jenë deri 20 gradë mbi vlerat tipike të janarit për zonën polare.

Kjo situatë ndryshon në gjysmën e dytë të janarit ku tablotë sinoptike për Europën rrotullohen me gati 180 gradë; moti i butë me reshje ngjitet lart në zonat Polare dhe në brigjet Perëndimore të Europës ndërsa moti i kthjellët dhe shumë i ftohtë, zbret në Qendër, Lindje dhe Europën Juglindore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë