Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Liverpool e nis me humbje 2021

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 22:56 | Futboll
Liverpool e nis me humbje 2021

Kampionët në fuqi të Premier League e kanë nisur me hap të gabuar vitin e ri futbollistik duke humbur në transfertë me rezultatin 1-0 përballë Southampton.

Djemtë e Kloop vijojnë të tregojnë një formë të dobët ku në tri ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm dy pikë, ndonëse vijojnë të jenë ende në krye të tabelës së ndjekur tashmë nga Manchester United.

Me shumë mungesa në formacion “The Reds” pësuan gol që në minutën e dytë të takimit me anë të Ings. Ndonëse provuan shumë herë të rrezikonin liverpulasit treguan pasaktësi përballë portës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë