Mbi 85 milionë të infektuar në të gjithë botën, SHBA regjistron 210 479 raste në një ditë

shba vaksina 1 1100x620

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 210 479 raste të reja të koronavirusit dhe 1394 vdekje të shkaktuara prej tij në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri total i infeksioneve ka arritur në 20 636 663, ndërsa i viktimave në 351 580.

Rreth 13 071 925 doza të vaksinës janë shpërndarë në vend deri më tani dhe 4 225 756 doza janë administruar, ka njoftuar Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton CNN.

Ndërkohë, rastet e koronavirusit në mbarë botën kanë tejkaluar 85 milionë, raporton Universiteti Johns Hopkins. Sipas tij, infeksionet aktualisht janë 85 122 080, ndërsa numri i viktimave 1 843 135.

Që nga fillimi i pandemisë, 47 860 306 njerëz janë shëruar në të gjithë botën.

  • LAJMI I FUNDIT | Nis në A2 emisioni më i ri “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” sekretari i PD, Bardhi dhe ai i PS, Balla
  • LAJMI I FUNDIT | Taulant Balla: BE duhet të ishte treguar më solidarë për vaksinën
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Shqipëria i vetmi vend në Europë ku opozita dorëzon mandatet
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Të gjitha pushtetet janë grumbulluar në grupe familjare
  • LAJMI I FUNDIT | Krasniqi: Shqipëria nuk ka opozitë në të gjithë kuptimin e fjalës
  • LAJMI I FUNDIT | Lutfi Dervishi: Ne nuk kemi kontrollin dhe balancimin e pushteteve
  • LAJMI I FUNDIT | PS, Balla: Venecia e ka cilësuar si një gabim lënien e mandateve nga PD