Mbrëmja magjike e Stephen Curry, thyen rekordin personal të pikëve

curry 1100x620

Stephen Curry ka thyer rekordin personal të pikëve në një ndeshje të NBA, duke shënuar plot 62 pikë në ndeshjen që Golden State Warriors fitoi 137-122 ndaj Portland Trail Blazers.

Rekordi i mëparshëm i Curry ishte 54 pikë, të shënuara ndaj New York Knicks, në vitin 2013.

Curry shënoi 18 nga 31 gjuajtjet nga fusha dhe 18 nga 19 gjuajtjet e lira, në 36 minuta lojë.

Kur përfundoi ndeshja, Curry u përgëzua për arritjen e tij jo vetëm nga shokët e skuadrës, por edhe nga kundërshtarët.