Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Moment kritik”, kreu i Oksfordit merr vaksinën ndaj koronavirusit

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 15:29 | Bota
“Moment kritik”, kreu i Oksfordit merr vaksinën ndaj

Kreu i programit të Oksfordit për vaksinën ndaj koronavirusit, mori dozën e parë në Britani pas nisjes së fushatës së dytë të imunizimit masiv.

Andrew Pollard, në prani të Princit William, tha se vaksinimi vjen në një moment kritik në përballjen me pandeminë dhe nënvizoi se kjo sjell shpresë për vendin dhe botën.

“Mendoj se ky është një moment kritik, pasi ne jemi në një pikë ku po mbingarkohemi nga kjo sëmundje. Prandaj na jep neve shpresë, por do të kemi disa javë tepër të vështira përpara. Sigurisht që kemi përgjigje më të mira imune. Për momentin, shifrat janë paksa të vogla për të qenë absolutisht të sigurt se përkthehet në një mbrojtje më të mirë, por ne mendojmë se do të sigurojë imunitet. Dhe kështu që unë mendoj se nuk ka dëm të kesh një kohë pritjeje më të gjatë dhe kjo mund të ketë edhe përfitimet e saj”, tha Pollard.

A2 CNN Livestream

Dita jonë