Ndërron jetë aktori Xhemil Tagani

xhemil tagani 1100x620

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktori, Xhemil Tagani.

Ai spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut te filmi “Tokë e përgjakur” (1976).

Ai lindi në 6 shkurt të vitit 1945. U dallua për zërin e tij karakteristiik dhe interpretimin profesional të karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”.

Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe jeton e punon në këtë skenë teatrale derisa del në pension.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Pas vitit 1992, ku si më të arrirët përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.