Për herë të parë një homoseksual në kabinetin qeveritar grek

Qeveria e qendrës së djathtë në Greqi ka bërë historinë duke emëruar anëtarin e parë homoseksual të deklaruar në riformatimin e fundit të kabinetit.

44-vjeçari Nicholas Yatromanolakis,  u emërua zv/ministër i Kulturës pasi u promovua nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

Pavarësisht nga vështirësitë e krijuara nga pandemia e koronavirusit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis la të pandryshuara shumicën e pozicioneve kyçe të qeverisë, duke mbajtur Christos Staikouras ministër të Financave dhe Vasilis Kilikias, ministër të Shëndetësisë.

Yatromanolakis, i cili shpesh herë poston foto të qenit të tij Vrasidas dhe maces Patrick në Instagram, ka studiuar Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Panteion në Athinë përpara se të studionte Master në Politikat Publike në Universitetin e Harvardit.