Përgatitjet për vaksinimin, Rama inspekton ambientet në Air Albania Stadium

Kryeministri Rama e nisi vitin 2021 me lajmin e mirë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga vaksina, ndërsa këtë të hënë është bërë e ditur se është në instalim e sipër qendra e parë e vaksinimit anti-Covid-19 në “Air Albania Stadium”.

Kryeministri Rama inspektoi ambientet e përshtatura në stadiumin kombëtar.

“Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium. Së shpejti, nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime”.

Rama ka bërë të ditur se 10750 dozat e para do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. Mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë.