“Si të vrasim perëndimorët”, publikohet videoja e stërvitjes së terroristëve “elitarë”

Policia indoneziane ka zbuluar disa video dramatike nga një kamp për terroristët, ku atyre u mësohet se si të vrasin perëndimorët.

Videot u gjetën në laptopin e një personi të arrestuar, ditët e fundit, për terrorizëm, i cili dyshohet se është anëtar i Jemaah Islamiyah, një grup që stërvit të rinj për t’i dërguar më pas në Siri.

Në video, shihen sekuenca të stërvitjeve me armë, simulime rrëmbimesh dhe dyluftime.

Në nëntor të vitit të kaluar, policia arrestoi liderin e Jemaah Islamiyah, Aris Sumarsono, i cili është një nga ideatorët e bombardimeve në Bali të vitit 2002. Ai ishte në arrati prej 18 vitesh, pasi bombat në dy klube nate të Balit shkaktuan 202 viktima.