Titulli në Serie A, Ancelotti: Interi shumë i fortë, pa Champions, edhe më e lehtë

carlo ancelotti napoli 1100x620

“Inter ka një shoqëri të fortë që ka investuar shumë dhe me një trajner si Conte në pankinë, janë gjithmonë pretendentë. Shoh një skuadër shumë të fortë në fushë, që pa Championsin do ta ketë edhe më të lehtë të synojë titullin. Nga ana tjetër Milani po bën mirë dhe kjo falë Maldinit, që me një buxhet minimal ka sjellë lojtarët e duhur te kuqezinjtë”.

Ky është komenti që i ka bërë trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, skuadrave të Milanos për garën e këtij sezoni në Serie A.

Më tej, trajneri italian ka folur edhe për situatën që janë duke kaluar klubet në Angli, shumë prej të cilave të prekura nga koronavirusi. “Është një moment i vështirë dhe të infektuarit nga Covid-19 po shtohen çdo ditë. Menduam se po bënim përparime dhe u hapën dyert përreth 2000 tifozë, por tani u kthyem sërish mbrapa. Ndoshta futbollistët kanë neglizhuar dhe janë treguar të pakujdesshëm gjatë festive të fundvitit, megjithatë shpresoj në normalizimin sa më shpejt të situatës”, tha Ancelotti.