VIP-at po e marrin vaksinën jashtë radhe, shpërthen zemërimi në Poloni

Untitled collage 2021 01 04T184711.998 1100x620

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Poloni, pas raportimeve nga disa media se një numër i madh personazhesh të njohura dhe politikanë e kanë kryer vaksinimin kundër koronavirusit jashtë radhe.

Momentalisht në Poloni duhet të vaksinoheshin sipas programit vetëm punonjësit e shëndetësisë dhe familjarët e tyre dhe një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim tek qytetarët.

Hetimet për këtë çështje nisën pasi një aktorë, një këngëtar dhe një prezantuese konfirmuan se tashmë e kanë marrë vaksinën e shumëpritur.

Mësohet se të gjithë këta VIP-a janë vaksinuar në Universitetin Mjekësor të Varshavës, i cili kishte disa doza shtesë që duhet të ishin realizuar deri në fund të dhjetorit.

Kryeministri Mateusz Morawiecki e quajti rastin një skandal dhe u shpreh se nuk ka asnjë arsye se përse duhet të thyen rregullat e caktuara më përpara.