Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Xhaçka dhe Peleshi betohen përpara Ilir Metës

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 19:35 | Politikë
Xhaçka dhe Peleshi betohen përpara Ilir Metës

Nuk kaluan dy orë nga votimi në Kuvend i emrave të rinj të kabinetit të kryeministrit Rama dhe në Presidencë është zhvilluar ceremonia e betimit të ministres së re të Jashtme, Olta Xhaçka dhe të atij të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani