649 viktima të tjera nga koronavirusi në Itali

Untitled collage 2021 01 05T181618.170 1100x620

Shifrat ditore nga pandemia e koronavirusit në Itali shënuan një tjetër rritje krahasuar me një ditë më parë.

Në buletinin e Ministrisë italiane të Shëndetësisë raportohet se në 24 orët e fundit 649 persona të tjerë humbën jetën, ndërsa 15 378 të tjerë rezultuan pozitivë.

Megjithatë duhet thënë se rritja e numrit të të infektuarve përkon dhe me shtimin e testimeve, ku u realizuan plot 135 mijë të tilla.

Lajmet e mira vijojnë të vinë nga spitalet ku shënohet sërish një rënie e të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera ku trajtohet koronavirusi.