Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Beli i hollë sa qafa dhe të pasme si Kim Kardashian, Disney kritikohet ashpër për personazhin e filmit vizatimor

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 12:31 | Showbiz

Disney është kritikuar sepse po vendos “standarde bukurie jo realiste” për fëmijët, pasi në një film vizatimor me metrazh të shkurtër është shfaqur një vajzë me të pasme shumë të mëdha, krahë shumë të hollë dhe një bel që është i hollë sa qafa.

Filmi “Inner Workings” ishte i vitit 2016, por vetëm tani fotot e personazhit femëror kanë “shpërthyer” në Twitter.

“E di që është film vizatimor, por kësaj vajze duhet t’i kishin vënë edhe pak bark. Trishtohem kur mendoj se vajzat e vogla do të mendojnë se kështu duhet të duket trupi i tyre. Është e pamundur që të kesh të pasme aq të mëdha, pa pasur fare bark”, shkruan një përdorues në Twitter.

Një tjetër shton: “Më parë, Disney i tregonte princeshat me përmasa natyrale. Gjithçka ishte në proporcion dhe dukej më bukur”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë