Biden dhe Trump fushatë në orët e fundit para zgjedhjeve kritike të Xhorxhias

trump biden zgjedhjet amerikane 1100x620

Në tubimet për garën e balotazhit që do të zhvillohet sot, presidenti Donald Trump dhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden, u janë lutur votuesve të Xhorxhias që të dalin në zgjedhje të martën, për të përcaktuar nëse republikanët apo demokratët do të kenë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara.

Republikani Trump dhe  demokrati Biden, thanë se votimi do të formonte Amerikën për vitet në vijim.

Më shumë se tre milionë votues të Xhorxhias kanë hedhur votat, gati 40% e votuesve të regjistruar të shtetit.

Nëse demokratët fitojnë, ata do të kontrollojnë të gjithë Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump ishte në qytetin Dalton, një bazë republikane në pjesën veriore të shtetit për një tubim në mbrëmje në mbështetje të senatorëve republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler.

Të hënën në mbrëmje, presidenti Trump u tha votuesve në Dalton, se balotazhi i Xhorxhias ishte linja e fundit e mbrojtjes, kundër demokratëve.

“Xhorxhia, i gjithë kombi po ju shikon!”, tha  Biden në një tubim, në Atlanta, të hënën, duke theksuar se kontrolli i Senatit do të formonte perspektivat për administratën e tij.

Kelly Loeffler dhe David Perdue, po luftojnë për jetën e tyre politike kundër dy sfiduesve demokratë, Jon Ossoff dhe Reverend Raphael Warnock.

Senati ka fuqinë të miratojë ose refuzojë të emëruarit e Biden për kabinetin dhe postet gjyqësore, si dhe pjesën më të madhe të listës së tij të dëshirave të politikës.