Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës: Angazhimi im për Shqipërinë nuk mbaron këtu

cakaj rama 1100x620

Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, i ka dorëzuar, mëngjesin e sotëm, detyrën Olta Xhaçkës. Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të ministres së re, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi rama, Cakaj theksoi disa nga arritjet e diplomacisë shqiptare gjatë dy viteve të kryesimit të tij, ku ndër të tjera përmendi marrëveshjet për unifikimin e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

“Tërmeti dhe pandemia cenuan punën e diplomacisë. Falënderoj kryeministrin për besimin e dhënë, mbështetjen e vazhdueshme dhe në situata si këto krijohen momente refleksioni. Kondsideroj se pa mbështetjen e kryeministrit, puna ime do kishte qenë e pamundur. Ky rrugëtim përbën nderin e jetës sime. Falënderoj zonjën Xhaçka për marrjen e detyrës dhe bashkëpunimin që kemi pasur, deri më sot. Arritjet tona të konsiderueshme, kemi mbështetur 5 marrëveshje për unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Këto arritje janë rrjedhojë e punës sistematike ”.

Ndërsa shprehu mbështetjen për ministren e re të Jashtme, Cakaj theksoi se angazhimi i tij në Shqipëri do të vazhdojë.

“Jam i lumtur që Xhaçka do i prijë delegacionit shqiptar në konferencën ndërqeveritare. Angazhimi im për Shqipërinë nuk mbaron këtu. Unë jam rritur me Shqipërinë më tepër se realitet politik ka qenë ëndërr historike. Dua t’i uroj suksese dhe punë të mbarë ministres së re të Jashtme. Nga sot, nuk jam thjesht një paraardhës politik, por një mbështetës i madh që të shkëlqeni si zonjë  e hekurt në krye të diplomacisë shqiptare”.

  • LAJMI I FUNDIT | Pandemia dhe vaksinat, mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” Skënder Brataj dhe Gazmend Koduzi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Është politizuar më shumë sesa duhet kjo pandemi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Përdorimi i antibiotikëve pa konsultën e mjekëve është i gabuar
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Treguesit bëjnë me dije se tashme kemi një incidencë në rritje
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Nga 44 qytete që ishin të infektuar sot janë 50
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Mjeku i familjes u mënjanua nga ky proces, niveli sekondar po ashtu
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Vetëm në 16 nëntor doli udhëzimi për të rimbursuar barnat