Çështja e detit me Greqinë, Bushati: Politika e jashtme kërkon disiplinë strategjike

17 TETOR 2019 BUSHATI frame 5415 1100x620

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, ka analizuar çështjen e detit, duke theksuar se “ushtrimi i politikës së jashtme kërkon disiplinë strategjike”.

“Greqia është një partner strategjik në rajon, me të cilën kemi ende çështje të rëndësishme të pazgjidhura, përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare. Kjo nuk do të thotë se duhet ta shohim atë me paranojë e as me inferioritet. Lojërat politike dhe akuzat duhet t’i lënë vendin një diskutimi serioz që udhëhiqet nga arsyeja shtetërore dhe interesi kombëtar, e që siguron në të njëjtën kohë, mirëkuptim sa më të gjerë politik e shoqëror, për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura me fqinjin sipas objektivave të përcaktuara nga politika e jashtme”, shkruan Bushati në rrjetin social.

“Ne kemi arritur t’i vendosim në tryezën e bisedimeve të gjitha çështjet dypalëshe. Disa prej tyre janë adresuar. Rruga përpara për adresimin e të gjitha çështjeve nuk është e lehtë. Aq më tepër kur çështja e delimitimit të hapësirave detare, nga një çështje dypalëshe, falë insistimit të Greqisë, është bërë pjesë e agjendës europiane të Shqipërisë. Ndaj, na duhet të dëshmojmë këmbëngulje për adresimin e të gjitha çështjeve, e njëkohësisht të kundërshtojmë transferimin e çështjeve dypalëshe në rrafshin e BE-së, duke mos harruar se me Greqinë kemi interesa të ndërthurura dhe ekonomi të ndërvarur. Si dy prej popujve më të vjetër në këtë kënd të Europës, marrëdhënia shqiptaro-greke e ka të gjithë potencialin që të çlirojë energji pozitive për të gjithë rajonin”, shtoi Bushati.

  • LAJMI I FUNDIT | Fjalimi i fundit i Donald Trump si President: Ishin 4 vite të mrekullueshme
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Kemi arritur shumë gjëra
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Rindërtuam ushtrinë amerikane
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Ulëm taksat më shumë se kurdoherë
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Prodhuam vaksinën për 9 muaj dhe jo për 10 vjet
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Kemi punuar shumë dhe dhamë maksimumin, kaluam shumë pengesa
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: Morëm rekord votash dhe ndihem i nderuar nga ky fakt
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: E dimë të gjithë nga erdhi virusi, bëni kujdes!
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: Falenderoj të gjithë personat që punuan me ne. Shihemi së shpejti