Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

"Do të jetë falas", Kosova siguron 500 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 15:26 | Kosova
"Do të jetë falas", Kosova siguron 500 mijë doza

Kosova ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-covid të zhvilluar nga Pfizer dhe Biontech.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, i cili shton se do të jepen falas për qytetarët.

“Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, Ministria e Shëndetësisë ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre”, shkruan Zemaj në Facebook.

Gjithashtu shton se qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e qytetarëve përmes vaksinimit gjithëpërfshirës.

“Krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi Covax edhe 360 mijë vaksina falas për 20 për qind të populates”, shton ministri. Megjithatë Zemaj nuk ka bërë të ditur sa doza do të marrë Kosova në dërgesën e parë nga Pfizer dhe kur do të mbërrijë kjo dërgesë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani