Emigrimi i intelektualëve, ekspertët: Ndikojnë pagat e ulëta dhe mosgjetja e punës

Pagat e ulëta dhe mosgjetja e vetes në tregun e punës janë sipas ekspertëve, arsyet kryesore pse intelektualët shqiptarë po emigrojnë drejt vendeve të tjera.

Ky ishte një alarm i dhënë edhe nga raporti i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD.

Ekspertët shpjegojnë se duhen marrë masa për të frenuar këtë largim të personave të shkolluar, pasi ekonomia dhe vendi do të kenë pasoja në afatgjatë, me ulje të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. 

Emigracioni në shqipëri është riaktivizuar dekadën e fundit dhe kurba nuk po zbutet. Ndërkohë që edhe qeveritë nuk kanë ndrëmarrë masa për të frenuar largimin e shqiptarëve, kryesisht të rinjve, që konsiderohen edhe pjesa vitale.