Forca e Sigurisë së Kosovës përkrah SHBA në misione jashtë vendit

MB HOTI DOREHEQJA frame 212 1100x620

Kuvendi i Kosovës miratoi me 92 vota pro vendimin e qeverisë për të dërguar pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit, përkrah ushtrisë amerikane.

Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar me Gardën Kombëtare të Iowa.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideroi këtë votim të Parlamentit si një ditë historike për vendin.

“Përparimi i vazhdueshëm, në aspektin operacional dhe profesional, i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimi jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve tanë ka bërë që FSK-ja ta fitojë besimin e partnerit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qenë krahë të forcave paqeruajtëse amerikane në misione ndërkombëtare paqeruajtëse. Kjo mundësi që na jepet, konfirmon besimin e partnerëve tanë strategjikë për rolin e Kosovës, jo vetëm në sigurinë rajonale, por edhe në sigurinë ndërkombëtare”, tha Hoti.