Grabiti medaljet dhe fotot në Pallatin Mbretëror, dënohet me burg kamerieri

116352455 0218aa29 9a43 413e 8283 d8691ac96594 600x338

Mediat britanike raportojnë se një kamerier që vodhi dhjetëra foto dhe medalje të Mbretëreshës Elisabeth në Pallatin Mbretëror u dënua me burg për krimin e kryer

Sipas raportimeve, 37-vjeçari Adamo Canto vodhi foto të firmosura nga Duka dhe Dukesha e Kembrixh dhe një album fotosh nga vizita e presidentit Donald Trump në Britaninë e Madhe, gjatë kohës kur shërbente në Buckingham Palace.

Disa nga sendet e vjedhura vlenin shuma të mëdha parash dhe shumë prej tyre u nxorën në shitje në eBay.  Canto e pranoi se kishte vjedhur Hirësinë e saj dhe për këtë arsye gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg.