Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

KLP, përfundon afati, janë 5 prokurorët e interesuar

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 12:36 | Aktualitet
KLP, përfundon afati, janë 5 prokurorët e interesuar

Ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të vlefshëm për shprehjen e interesit si kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.   

Janë 5 prokurorët që kanë shprehur interes, duke dorëzuar dokumentacionin. Bëhet fjalë për Moisi Dudën, nga Prokuroria e Apelit, Durrës;  Zeqir Hoda, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Eloida Goxhi, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat; Albert Kuliçi, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë; Elona Avni Alvora, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve, do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes së prokurorëve, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani