Kolonia shqiptare në Turqi, Istanbulspor zyrtarizon afrimin e Valon Ethemit

MB VALON ETHEMI TE INSTAMBULSPOR frame 0 1100x620

Pas gjashtë muajve pa aktivitet, për shkak të betejës ligjore me Kukësin, Valon Ethemi do të nisë një aventurë të re.

Mesfushori i talentuar, u transferua në Turqi për t’u bërë pjesë e Istanbulspor, ekip që militon në Ligën e Parë. Djaloshi nga Tetova stërvitej prej disa kohësh me skuadrën dhe tashmë ka marrë leje-kalimin nga FIFA për t’u aktivizuar.

Klubi nga Stambolli zyrtarizoi afrimin e 23-vjeçarit, duke krijuar një koloni të vogël shqiptare, pasi aty luajnë edhe Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca, të cilët kanë shkëlqyer në gjysmën e parë të sezonit.

Të tre futbollistët ribashkohen në futbollin turk, pas sezonit 2019-2020 ku mbrojtën ngjyrat e Kukësit.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 8 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 879 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 589 të shëruar në 24 orët e fundit