Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ulet numri i viktimave por rriten rastet

Koronavirusi ne maqedonine e veriut  1100x620

Pandemia e koronavirusit vijon të shkaktojë viktima në Maqedoninë e Veriut. Kështu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 9 persona, krahasuar me 20 që ishin një ditë më parë.

Po ashtu, bëhet me dije se në 24 orët e fundit nga 2431 testime të kryera, janë konfirmuar 580 raste të reja me COVID-19, një rritje e djeshme krahasuar me 106 infeksione që ishin dje.

Lajm i mirë është se 572 pacientë e kanë mposhtur virusin.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus shkon në afro 85 mijë. Prej tyre janë shëruar 64 mijë pacientë, mbi 18 mijë raste janë ende aktive ndërsa kanë humbur jetën 2559 persona.